Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKisha e Shën Mëri Vllahernës në lagjen “Kala”

Kisha e Shën Mëri Vllahernës në lagjen “Kala”

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat ndau në rrjetet sociale një foto nga Kisha e Shën Mëri Vllahernës e veshur në afresk. Ishte Nikolla Onufri ai që e pikturoi këtë kishë, në vitin 1578. Pikturat paraqesin portrete të profetëve dhe skena ungjillore. Kisha është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë dhe gjendet në lagjen “Kala”, në Berat. Kisha e Shën Mëri Vllahernës daton në shek XIII-XIV dhe është një nga kishat më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Beratit. Kisha ka një oborr ku mendohet të ketë ekzistuar një manastir i hershëm i shek. V dhe VI. Ajo është e tipit kryq i brendashkruar dhe e ndërtuar me teknikën klausonazh (gur i rrethuar me tulla), karakteristikë për kishat Bizantine të shek. XIII-XIV. Rindërtimi i kishës i përket shekullit të XVI. Nën dyshemenë e kishës ndodhet një sternë e cila mendohet të jetë rindërtuar më herët. Dyshemeja është e dekoruar me mozaik. Mendohet se origjina e emrit vjen nga pallati i Vllahernës në Kostandinopojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments