Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKisha e Kuqe e ‘Shën Thanasit’ në Karavasta

Kisha e Kuqe e ‘Shën Thanasit’ në Karavasta

Kisha e Shën Thanasit është ndër më të rrallat në Shqipëri dhe monument kulture me vlera në trashëgiminë tonë kulturore. Restaurimet e Kishës janë kryer nga mjeshtri Mustafa Arapi. Kisha është cilësuar si mrekulli e trashëguar me adhurim nga vendasit që prej viteve 1700, e shpallur monument kulture. Është ndër kishat e rralla në Shqipëri afresket e së cilës janë restauruar të gjitha duke dhuruar një monument befasues të rilindur. Kisha e Shën Thanasit në Karavasta është një nga ndalesat e Rrugëve të Besimit në Qarkun e Fierit, një prej destinacioneve në hartën turistike të Fierit, pjesë e turizmit kulturor dhe besimit. Afresket janë punuar nga vëllezërit Çetiri. Kisha e Shën Thanasit daton në gjysmën e dytë të shekullit XVIII në vitin 1778. Në vitin 1979 piktorët grabovarë (Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro pikturuan kishën me afreska. Tavani është i punuar në dru halor, i gruntuar dhe i dekoruar me motive floreale si dhe pjesërisht i gdhendur, kryesisht në rozetat kryesore të pikturuara me figurën e Krishtit në qendër dhe figurën e Shën Athanasit, si dhe në frizat gjatësore. Piktorët grabovarë Joani dhe Gjergji kanë adaptuar në ikonografi tematikën e vendosur në kishën Ortodokse, të pasuruar me elementë stilistikor të influencuara nga zhvillimet artistike në malin e Athosit, të përdorur më parë nga mësuesit e tyre Konstandin dhe Athanas Zografi, duke iu përshtatur njëkohësisht me përpikëri edhe mënyrës së radhitjes së skenave. Tematika e tyre origjinale në kishën e Shën Thanasit në Karavasta përfaqësohet nga skena të Testamentit të Vjetër, kryesisht nga libri i parë “Të Bërët”, ku gjejmë kompozime si Krijimi i Adamit, Mëkati i Parë i Adamit, Dëbimi i Adamit dhe i Evës, Përmbytja e Noes, etj, të cilat janë realizuar për herë të parë nga këta piktorë. Në çerek kupolën e konkës së absidës është pikturuar Shën Mëria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ