Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, pacientët trajtohen me teknikat më të avancuara të kirurgjisë koronare, për të cilat, deri pak kohë më parë flitej vetëm në disa vende të Europës.
Dr. Albi Fagu dhe një ekip i tërë mjekësor i kirurgjisë kardiovaskulare, prej kohësh aplikojnë kirurgjinë multi-arteriale, OPCAB (operacionin me zemër në aktivitet) si dhe kirurgjinë me invazivitet të reduktuar – metoda të kombinuara, të cilat kontribuojnë në jetëgjatësinë e pacientëve dhe në rikuperimin më të shpejtë të tyre, drejt një cilësie jete normale.





