Thursday, April 24, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKinema “Agimi” i rikthehet qytetit si qendër arti

Kinema “Agimi” i rikthehet qytetit si qendër arti

Është bërë dje mbrëma inaugurimi i hapësirës më të re dedikuar artit, i Qendrës së Artit “Agimi”.

E pranishme në këtë ngjarje ka qenë ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ministrja ndau foto me ndjekësit e rrjeteve sociale ku duket transformimi i mjediseve të kinema “Agimit” që tashmë do të jetë më shumë se kinema.

“Kinema “Agimi” i rikthehet qytetit”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale. “Agimi” tashmë hap dyert jo vetëm si shtëpi e filmit, por si një qendër arti multifunksionale.

“Arti dhe kultura ka tashmë një hapësirë më shumë për festivale, takime muzikore, ekspozita e mbi të gjitha dialog”, ka deklaruar ministrja e Kulturës.

Kinema “Agimi” në Tiranë, është e njohur për historinë e saj të gjatë dhe kontributin në kinematografinë shqiptare. Ky transformim ka sjellë një frymë të re kreative në ambientet e saj. Tani, ky vend i veçantë ofron një hapësirë për shfaqje të filmave, ekspozita artistike, performanca teatrale dhe shumë aktivitete të tjera artistike. Qendra arti “Agimi” është një destinacion i favorshëm për dashamirësit e artit dhe kulturës që kërkojnë përvoja të reja dhe frymëzim artistik. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ