Tuesday, November 26, 2024
HomeMJEDISKINË – Rreth 36 000 të evakuar pas përmbytjeve masive

KINË – Rreth 36 000 të evakuar pas përmbytjeve masive

Rreth 36 000 persona janë evakuuar pas përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nga shirat e dendur në provincën juglindore kineze të Fujian, njoftoi agjencia e lajmeve “Hsinhua” duke cituar autoritetet lokale. “Zona të mëdha të Fujian janë shkatërruar nga reshjet e dendura, duke bërë që autoritetet të lëshojnë urdhrin e evakuimit”, sipas raportit. “Rreth 179 800 persona u prekën nga reshjet që nga mbrëmja e së shtunës”, raportoi Hsinhua. Përmbytjet kanë dëmtuar 12,350 hektarë të korra, duke çuar në humbje financiare me vlerë rreth 225 milionë dollarë. Midis mëngjesit të së shtunës dhe mëngjesit të së dielës, disa stacione hidrologjike në 11 lumenj në provincë raportuan nivele uji deri në 3,65 metra mbi nivelin e paralajmërimit. Deri të dielën në mëngjes, nivelet e ujit në shtatë stacione mbetën mbi këtë pikë. “Reshje të tjera të mëdha parashikoheshin në disa rajone”, paralajmëruan autoritetet kineze dje në mbrëmje. Ministria e Burimeve Ujore dhe Departamenti Meteorologjik lëshuan një paralajmërim të nivelit portokalli, i dyti më i lartë. Për disa zona në Zhejiang jugperëndimor dhe në veri të Fujian, alarmi më i lartë paralajmërues i kuq u dha për shkak të kërcënimit të vërshimit të përrenjve malorë. Autoriteteve lokale u është kërkuar të marrin masa paraprake

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments