Të paktën 116 persona humbën jetën pas një tërmeti me magnitudë 6,2 ballë Rihter në Kinën Veriore, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua. Shërbimi Gjeologjik amerikan (USGS), i cili vlerësoi magnitudën e tërmetit në 5,9. Të paktën 100 njerëz vdiqën në qarkun Jishishan të Gansu, ndërsa provinca fqinje e Qinghai raportoi fillimisht 11 vdekje. Puna e ekipeve shpëtuese vazhdon ende. Dëshmitarët okularë thanë se tërmeti shkaktoi dëme në shtëpi, rrugë dhe infrastrukturë tjetër në Jishishan. Disa fshatra kanë humbur energjinë dhe furnizimi me ujë është ndërprerë. Media shtetërore kineze publikoi foto të njerëzve që u larguan nga shtëpitë e tyre dhe qëndruan jashtë të mbështjellë me batanije në temperaturat e dimrit. Televizioni shtetëror tregoi punonjësit e shpëtimit që kërkonin të mbijetuarit në rrënoja. Sipas zyrës lokale të motit, temperaturat në Jishishan pritet të zbresin sot deri në minus 10 gradë Celsius. Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur për të shpëtuar njerëzit. Në vitin 2008, një tërmet me magnitudë 7,9 ballë Rihter që goditi qarkun Wenchuan në Kinën Jugperëndimore mori 87 000 jetë.
KINË – Dhjetëra të vdekur pas një tërmeti 6,2 ballë Rihter
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on