Eksportet dhe importet e Kinës, ekonomisë së dytë të botës, ranë në fund të vitit, treguan të dhënat zyrtare. ”Eksportet shënuan një rënie vjetore prej 9,9% në dhjetor, pothuajse në përputhje me parashikimin e ekonomistëve për një rënie prej 10,0%”, tregojnë të dhënat e publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave. Në të njëjtën kohë, importet u ulën me 7,5% gjatë vitit të kaluar, krahasuar me rënien e pritur prej 9,8%. Si rezultat, bilanci tregtar tregoi një suficit prej 78 miliardë dollarësh. Kjo rënie ishte më e madhe se parashikimi prej 76,2 miliardë dollarësh. ”Importet dhe eksportet totale të mallrave arritën një rekord prej 42,07 trilion juanë (6,25 trilionë dollarë) në vitin 2022”, deklaroi Zyra Doganore. ATA
Kina regjistron rënie të theksuar të import-eksporteve
RELATED ARTICLES