Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKina projekte pilot për të nxitur lindshmërinë

Kina projekte pilot për të nxitur lindshmërinë

Kina ka vendosur të nisë projekte pilot në më shumë se 20 qytete “për të krijuar një kulturë të moshës së re të martesës dhe shtatzënisë”, hapi i fundit i promovuar nga udhëheqja komuniste për të krijuar një mjedis të favorshëm për lindjen dhe për të kthyer tendencën e plakjes së popullsisë. Shoqata e Planifikimit Familjar, një agjenci kombëtare që punon në forcimin dhe masat efektive të popullsisë së qeverisë dhe fertilitetit, ka zhvilluar programe që kanë ambicie për të nxitur gratë të martohen dhe të kenë fëmijë. Sipas ”People’s Daily”, planet përfshijnë nxitjen e martesave dhe lindjeve të përshtatshme për moshën, inkurajimin e prindërve për të ndarë përgjegjësitë në rritjen e fëmijëve dhe frenimin e “çmimeve të larta të martesës” dhe zakoneve të tjera që konsiderohen “të vjetëruara”. Kina zbatoi politikën drakoniane të një fëmije nga viti 1980 deri në 2015, duke ndryshuar më pas qasjen për të hequr të gjitha kufijtë, pa pasur megjithatë efektet e dëshiruara. Të shqetësuar për rënien e parë të popullsisë në 60 vjet në vitin 2022 dhe plakjen e shpejtë të saj, këshilltarët e qeverisë propozuan në mars që gratë beqare dhe të pamartuara mund të kenë akses edhe në ngrirjen e vezëve dhe trajtimin IVF, për të rritur shkallën kombëtare të fertilitetit. Megjithatë, shumë gra shmangin amësinë për shkak të kostove të kujdesit për fëmijët dhe nevojës për të ndërprerë karrierën e tyre, me diskriminimin gjinor që mbetet ende një pengesë kryesore. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments