Kina prezantoi të martën anijen e parë të madhe të lundrimit 5G në botë. Anija e parë e lundrimit e ndërtuar në vend, “Adora Magic City”, e njohur gjithashtu si “Mo Du”, u lëshua në ujërat në Shangai. Sipas të përditshmes kineze “People’s Daily”, anija e lundrimit është anija e parë 5G në botë. Me 2.125 dhoma në anijen 24-katëshe, anija mund të strehojë rreth 5.246 pasagjerë me kapacitet të plotë. Punimet rreth anijes filluan në vitin 2019, e cila u ndërtua nga Shanghai Waigaoqiao Shipbuilding Co. nën Korporatën Shtetërore të Ndërtimit të Anijeve të Kinës. “Anija e madhe e lundrimit është produkti i vetëm elektronik më kompleks në botë i përbërë nga mbi 25 milionë pjesë individuale, pesë herë më shumë se numri i pjesëve individuale të përdorura në avionin e parë vendas të Kinës, C919 dhe 13 herë më shumë se ai i trenit të shpejtë ‘Fuxing’”, raportoi e përditshmja kineze “Global Times”. Anija do t’u nënshtrohet dy testeve detare në korrik dhe gusht përpara se të fillojë përdorimi zyrtar në operacionet komerciale vitin e ardhshëm. atsh
Kina prezanton anijen e parë të lundrimit 5G në botë
RELATED ARTICLES