Kina ka prezantuar aeroplanmbajtësen e saj të tretë dhe më të avancuar, duke forcuar aftësinë e Pekinit mes mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe tensioneve me Tajvanin. Agjencia shtetërore e lajmeve Hsinhua raportoi se aeroplanmbajtësja e quajtur ”Fujian” u largua sot nga porti gjatë një ceremonie në Shangai. Kina porositi aeroplanmbajtësen e saj të parë, “Liaoning”, në vitin 2012, një anije e konvertuar që Kina e kishte blerë nga Ukraina. Ajo u pasua në fund të vitit 2019 nga vënia në punë e “Shandong”, transportuesi i parë i ndërtuar në Kinë. Të tre anijet janë emëruar sipas provincave kineze. “Fujian” konsiderohet transportuesi më i avancuar i vendit deri më sot. Ndryshe nga dy anijet e para, ajo nuk ka më një platformë lëshimi të modës së vjetër, por katapulta elektromagnetike që përdoren për të ngritur avionët.
Kina prezanton aeroplanmbajtësen e saj të tretë më të avancuar
RELATED ARTICLES