Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKina mund të mposhtë SHBA-të me një softuer të IA

Kina mund të mposhtë SHBA-të me një softuer të IA

Kina mund të mposht Shtetet e Bashkuara në prezantimin e një softueri të inteligjencës artificiale (IA) të ngjashëm me ChatGpt – për të cilin flitet me javë të tëra në motorin e saj të kërkimit Baidu, praktikisht kinezin Google. Bloomberg raporton se nisja e projektit duhet të bëhet në muajin mars. Baidu ka shpenzuar miliarda dollarë në kërkim të inteligjencës artificiale, sistemin e saj Ernie, një model i mësimit të makinerive i trajnuar prej vitesh. ChatGpt, mjeti i inteligjencës artificiale të OpenAI, ka ndezur internetin që nga debutimi i tij publik në fund të nëntorit, duke grumbulluar më shumë se një milion përdorues në vetëm disa ditë dhe duke ndezur një debat rreth rolit të AI në shkolla, zyra dhe jetën e përditshme. Microsoft po investon miliarda në këtë softuer. Dhe Google ka zbuluar se është duke zhvilluar një rival të ChatGpt të quajtur Sparrow që mund të dalë në pranverën e 2023. ChatGpt ka nxitur gjithashtu interesin e përdoruesve kinezë të cilët kanë ndarë pamjet e bisedave me platformën, pavarësisht nga një internet vendas shumë i censuruar, i izoluar kryesisht nga pjesa tjetër e botës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments