Kina u ka bërë thirrje sot vendeve të G20 që të bashkëpunojnë më shumë për mbrojtjen e klimës dhe ekonomisë. “Ekonomitë kryesore të zhvilluara dhe ato në zhvillim duhet t’i përmbahen aspiratës origjinale të unitetit dhe bashkëpunimit”, tha kryeministri Li Qiang gjatë sesionit të parë të samitit të G20, në Nju Delhi. “Duhet të punojmë së bashku për mbrojtjen e “shtëpisë së gjelbër të Tokës”, shtoi ai. Nuk ishte e qartë nëse Li trajtoi gjithashtu luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, një çështje e ndjeshme duke pasur parasysh marrëdhëniet e Moskës me Pekinin. Presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin munguan në samit. Kina e ka bërë të qartë pozicionin e saj ndaj Ukrainës. Të premten, përfaqësuesi i Pekinit në OKB, Geng Shuang bëri thirrje për përpjekje ndërkombëtare për paqe.
Kina: Më shumë bashkëpunim për mbrojtjen e klimës dhe ekonomisë
RELATED ARTICLES