Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKina kritikon ashpër BE-në për e kompanitë që furnizojnë Rusinë

Kina kritikon ashpër BE-në për e kompanitë që furnizojnë Rusinë

Kina ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian (BE) për sanksionimin e kompanive kineze që bëjnë biznes me Rusinë. “Ne i bëjmë thirrje BE-së të mos shkojë në këtë rrugë të gabuar. Përndryshe, Kina do të ndërmarrë veprime të forta për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime dhe të ligjshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin. Wang po i përgjigjej një raporti në gazetën “Financial Times” në lidhje me masat e reja ndëshkuese të BE-së që synojnë ndëshkimin e Rusisë për pushtimin e saj të vazhdueshëm të Ukrainës. Sipas raportit të “Financial Times”, Komisioni Evropian ka propozuar përfshirjen e masave kundër shtatë kompanive kineze në paketën e ardhshme të sanksioneve të BE-së. Kompanitë dyshohet se kanë furnizuar Rusinë me produkte që mund të përdoren për armët nga ushtria ruse. Përfaqësuesit nga 27 vendet anëtare të BE-së kanë planifikuar të diskutojnë të mërkurën propozimet e sanksioneve në Bruksel. Blloku planifikon të miratojë paketën e njëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë këtë muaj. Sipas “Financial Times”, prodhuesi kinez i gjysmëpërçuesve 3HC është ndër kompanitë që mund të shënjestrohet në paketën e sanksioneve. Kompania dyshohet se ka tentuar të anashkalojë kontrollet e eksportit për të furnizuar pjesë elektronike për industrinë ushtarake dhe të armatimeve të Rusisë. Kompani të tjera përfshijnë furnizuesin e mikroelektronikës “King Pai Technology”, “Sinno Electronics” dhe “Sigma Technology”, të cilat tashmë janë subjekt i sanksioneve të SHBA. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments