Kina po përjeton një shpërthim të infeksionit “Chikungunya” që përhapet nga mushkonjat, me mijëra raste të raportuara në jug të vendit, sipas AP.

“Rastet e etheve “Chikungunya” janë rritur në 4 014, duke regjistruar një rritje të shpejtë të rasteve që kur autoritetet filluan të gjurmojnë infeksionet dy javë më parë”, sipas Departamenteve Shëndetësore.

Guangdong, në provincën jugore të Kinës, është prekur rëndë nga rritja e infeksioneve.

Infeksioni “Chikungunya” përhapet tek njerëzit nga pickimet e mushkonjave të infektuara.

“Ai shkakton ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve, por vdekjet janë të rralla”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Raportet e medieve lokale thanë se autoritetet lokale pothuajse kishin dyfishuar numrin e shtretërve të izolimit të papërshkueshëm nga mushkonjat në 7 220 për të përmbushur kërkesat në rritje.

Kina regjistroi rritjen e parë të rasteve me “Chikungunya” në vitin 2010 – ku u raportuan 253 raste në Donguan.

“Rasti i parë në vend u importua në vitin 1987”, sipas të dhënave kërkimore dhe raporteve të medias.