Kina sapo ka hapur një qendër të re tregtare me katër kate që shet vetëm robotë… në rast se jeni në kërkim të tyre, sipas BBC-së

Kjo qendër ka gjithçka që ju duhet me një gamë të gjerë robotësh të disponueshëm. Ka një robot humanoid në madhësi reale që i ngjan fizikantit Albert Einstein, një robot që luan shah, qen robotë shtëpiakë dhe më shumë se 100 robotë të ndryshëm gjithsej.

Mbi 40 marka kineze, si “Ubtech”, “Robotics”, “Unitree Robotics”, dhe “Qendra Inovative e Robotëve Humanoidë” të Pekinit, kanë nxjerrë produktet e tyre në shitje në këtë qendër tregtare.

Sipërfaqja e prej mbi 43,000 metra katrorë, është vendosur në distriktin E-Town (Yizhuang) të Pekinit.

Sipas gazetës “Global Times”, robotët që shiten në këtë qendër mbulojnë fusha të ndryshme, duke përfshirë robotët mjekësorë, industrialë, bionikë dhe humanoidë.

Çmimet e robotëve variojnë nga 2 000 juanë (rreth 278 dollarë) deri në disa milionë juanë. (Roboti humanoid që flet dhe ngjan me Albert Einstein kushton 700,000 juanë, rreth 97,473 dollarë).

“Nëse robotët do të hyjnë në mijëra shtëpi, nuk mjafton të mbështetemi vetëm te kompanitë e robotikës,” tha Wang Yifan, drejtues i qendrës.  Qendra e Robotëve ndjek modelin “4S”,duke ofruar shitje, pjesë këmbimi, shërbim dhe sondazhe, shumë siç veprojnë tregtarët e makinave