Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKina fajëson SHBA-në për pushtimin rus të Ukrainës

Kina fajëson SHBA-në për pushtimin rus të Ukrainës

Ministria e Jashtme e Kinës ka fajësuar SHBA-në për pushtimin rus të Ukrainës duke pretenduar se Uashingtoni krijoi kushtet që çuan në luftë. Gjithashtu, ministria ka dënuar dërgesat e armëve nga SHBA-ja si shkak për ndezjen e konfliktit afro njëvjeçar. “SHBA-ja është ajo që shkaktoi krizën në Ukrainë dhe faktori më i madh që e nxiti atë, duke vazhduar t’i shesë Ukrainës armë të rënda, gjë që vetëm e ka intensifikuar konfliktin”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning. Deklarata e saj erdhi si një përgjigje ndaj pretendimeve të SHBA-së, se kompanitë kineze i kanë ofruar mbështetje palës ruse. Ning i hodhi poshtë pretendimet e Uashingtonit, duke i konsideruar ato si ‘dyshime të pajustifikuara’ dhe ‘shantazhe të pabaza’. “Kina nuk do të rrijë në heshtje ndërsa sheh SHBA-në që dëmton të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze”, shtoi zëdhënësja. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ