Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKina dhe SHBA kërkojnë bisedime të nivelit më të lartë

Kina dhe SHBA kërkojnë bisedime të nivelit më të lartë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duan të mbajnë bisedime të mëtejshme në “nivelin më të lartë” në muajt e ardhshëm, deklaroi Shtëpia e Bardhë. Të dy palët u angazhuan për këtë qëllim pas një takimi midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan dhe kryediplomatit kinez Wang Yi në Maltë. ”Takimi midis Wang dhe Sullivan ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura dhe për të menaxhuar marrëdhëniet me përgjegjësi”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë zyrtare. Deklarata tha se diskutimet ishin “të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive”. Zyrtarët diskutuan çështjet kryesore në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kinë, përfshirë çështjet e sigurisë globale dhe rajonale dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Deklarata shtoi se Shtetet e Bashkuara “vunë në dukje rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit” dhe shprehën shqetësimin për rritjen e aktivitetit ushtarak kinez në rajon”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments