Kreu i departamentit të kontrollit të armëve të Ministrisë së Jashtme të Kinës do të udhëheqë një delegacion në Uashington javën e ardhshme, tha të enjten një zëdhënës i ministrisë. Priten shkëmbime për një sërë çështjesh, si zbatimi i traktateve ndërkombëtare për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen. Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në një nivel të ulët, por një sërë bisedimesh të nivelit të lartë janë zhvilluar kohët e fundit për të ulur tensionet midis dy fuqive bërthamore. Javën e kaluar, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi ishte në Uashington. Shtëpia e Bardhë tha se ”të dyja palët po punojnë drejt një takimi ballë për ballë midis presidentit të SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping në San Francisko në mes të nëntorit”.
Kina dhe SHBA diskutojnë kontrollin e armëve
RELATED ARTICLES