Kina ka urdhëruar linjat e saj ajrore që të mos porosisin dërgesa të mëtejshme të avionëve ”Boeing”, si pjesë e një lufte tregtare, që ka bërë që presidenti amerikan Donald Trump të vendosë tarifa deri në 145% për të gjitha mallrat e importuara kineze, raporton ”Bloomberg”.
Pekini u kërkoi gjithashtu kompanive ajrore kineze “të pezullojnë çdo blerje të pajisjeve dhe komponentëve të avionëve nga kompanitë amerikane”.
Pekini ka njoftuar tashmë tarifa hakmarrëse prej 125% për produktet e prodhuara në SHBA, përveç masave të tjera.
Me tarifat e reja kostot e ”Boeing” për aeroplanët dhe komponentët e tyre janë rritur ndjeshëm, duke i bërë dërgesat e reja jo më të qëndrueshme financiarisht.
Kina tani po mbështetet në avionët ”Airbus” dhe po punon shumë për avionët ”Comac C919”, të prodhuar në vend, për të përmbushur kërkesën, ndërkohë që konsideron gjithashtu linjat ajrore që marrin me qira avionë ”Boeing”