Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar sot lidhur me situatën që po kalon vendi ynë pas reshjeve të shumta të shirave. Në një postim në rrjetet sociale, Kim ka shprehur ngushëllime familjes së dy personave, që humbën jetën si pasojë e motit të keq. Gjithashtu, diplomatja amerikane ka vlerësuar të gjithë ata po ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. “Jemi të trishtuar nga vdekjet dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese në veri të Shqipërisë. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën njerëzit e dashur dhe respektin për ata shqiptarë të guximshëm që po ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, shprehet ambasadorja Kim.https://ata.gov.al/2022/11/21/kim-te-gatshem-te-ofrojme-mbeshtetje/