Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKim , shpreh gatishmërinë e SHBA-së për të ofruar mbështetje

Kim , shpreh gatishmërinë e SHBA-së për të ofruar mbështetje

Situata e vështirë për shkak të përmbytjeve në veri të vendit, ka qenë sot edhe objekt i një takimi mes ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, me gjeneral Brigade, Arben Kingji. Ky takim është i pari mes Kim dhe Kingji, që në momentin që Kingji u emërua Shefi i Shtabit të Ushtrisë shqiptare. Sipas njoftimit për shtyp të ambasadës amerikane, në takim u diskutua për përgjigjen ndaj përmbytjeve shkatërruese në veri, dhe ambasadorja Kim përsëriti gatishmërinë e SHBA-së për të ofruar “mbështetjen e nevojshme”. Nga ana e tij, gjenerali Kingji shprehu vlerësimin për kontributin e SHBA-së në trajnime, pajisje, përfshirë automjetet e urgjencës dhe gomone, si dhe furnizime të tjera. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në vazhdim të stërvitjes historike “Defender Europe 2021” dhe në përgatitje për stërvitjet e ardhshme “Defender Europe 2023”. “Të dy diskutuan ndikimin pozitiv të selisë së Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA (SOCEUR) në Shqipëri dhe aktivitetet e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të Ndihmës së Ushtrisë së SHBA (SFAB).”- thuhet në njoftimin për shtyp.https://lajme.rtsh.al/artikull/permbytjet-ne-veri-kim-takon-shefin-e-ushtrise-shqiptare-kingji-shpreh-gatishmerine-e-shba-se-per-te-ofruar-mbeshtetje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments