Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALE“Kilometri i fundit, 777 portrete”

“Kilometri i fundit, 777 portrete”

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar sot portrete të forcave të ndryshme të FA, që janë pjesë e ekspozitës së të riut David Cuka, “Kilometri i fundit, 777 portrete”. Në një postim në rrjetet sociale Peleshi shprehet se, portrete janë djem e vajza të cilët me disiplinë kanë bërë Forcat e Armatosura të besueshme. “Portrete efektivësh nga forca të ndryshme të FA janë pjesë e ekspozitës së të riut David Cuka në COD- Center for Openness and Dialogue, “Kilometri i fundit, 777 portrete”. Janë vajza e djem, gra e burra, të cilët me disiplinë të fortë, sakrificë dhe përkushtim e kanë bërë FA të besueshme në sytë e qytetarëve dhe të denjë në krah të partnerëve tanë”, shprehet ai. Davidi është një fotograf i ri shqiptar, i cili ka zgjedhur mediumin e fotografisë për të dokumentuar aspekte që lidhen me të drejtat e njeriut. Në këtë rast ai e ka përqendruar objektivin e aparatit para personazheve duke i ftuar të jenë vetvetja, pa bërë kurrfarë diferencimi artistik apo profesional. Kjo ekspozitë është pjesë e projektit #999 Portretizime Shqiptare dhe do të qëndrojë e hapur në COD në datat 19-25 gusht 2022.https://ata.gov.al/2022/08/25/portrete-te-fa-ve-ne-ekspoziten-kilometri-i-fundit-777-portrete/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments