Ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko tha sot se lufta me Rusinë i ka kushtuar Kievit më shumë se 135 milionë dollarë në ditë. Në një intervistë për RBC-Ukraine , Marchenko tha se shpenzimet mujore për sigurinë dhe mbrojtjen janë rritur në 166 miliardë Hrivnja (4,04 miliardë dollarë). Qeveria ukrainase po planifikon aktualisht një reformë të madhe tatimore për të mbuluar mungesën e buxhetit prej rreth 12,2 miliardë dollarë. Ndryshimet e propozuara përfshijnë një rritje të taksës ushtarake – e prezantuar për herë të parë në 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia – nga 1,5% në 5%. Tarifa është e ndarë nga tatimi kryesor mbi të ardhurat. Përveç kësaj, blerjet e makinave dhe bizhuterive do t’i nënshtrohen një takse ushtarake prej 15 dhe 30%, respektivisht. Sipas raportimeve të mediave, shitjet e makinave të reja në qytetet kryesore të Ukrainës u rritën “në qiell” pas shpalljes së planeve. Ukraina ka më shumë se dy vjet që po i shmanget pushtimit rus në shkallë të plotë. Rreth gjysma e buxhetit të shtetit financohet aktualisht nga kreditë dhe ndihmat e huaja