Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKIEV – Tre anije me grurë largohen nga Ukraina 

KIEV – Tre anije me grurë largohen nga Ukraina 

Tre anije të tjera mallrash të ngarkuara me grurë u larguan sot nga portet ukrainase, pavarësisht tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja që synon të garantojë eksportin e sigurt të produkteve ukrainase, njoftoi një përfaqësues i OKB-së. “Që prej orës 11:45, tre anije Janë nisur nga portet e Ukrainës”, tha një përfaqësues i OKB-së në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit (JCC), në Stamboll. JCC-ja është përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes ndërkombëtare. Anijet, të destinuara për në Gjermani, Libi dhe Marok, po transportojnë gjithsej 84,490 tonë metrikë grurë dhe produkte ushqimore. ‘OKB vazhdon diskutimet me të tre palët e shteteve anëtare në një përpjekje për të rifilluar pjesëmarrjen e plotë në JCC,” shtoi zyrtari. “Gati 10 milionë tonë grurë janë larguar nga Ukraina që nga marrëveshja e korrikut”, sipas OKB-së. Moska e pezulloi marrëveshjen të shtunën duke përmendur sulmet e Kievit në flotën e saj në Detin e Zi. Të dielën, OKB-ja, Ankaraja dhe Kievi ranë dakord të vazhdojnë dërgesat. “Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka planifikuar të zhvillojë bisedime telefonike me homologët e tij rusë dhe ukrainas në ditët në vijim për të diskutuar çështjen”, u tha gazetarëve ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.http://ata.gov.al/2022/11/01/kiev-tre-anije-me-grure-largohen-nga-ukraina-ndersa-turqia-dhe-okb-ja-perpiqen-te-mbajne-gjalle-marreveshjen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments