Rreth 42 000 njerëz aktualisht raportohen të zhdukur në Ukrainë, tha sot një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, Dmytro Bohatiuk – një shifër që përfshin ushtarë dhe civilë. “Më herët numri i tyre kishte arritur deri në 51,000”, Bohatiuk. Pushtimi gjithëpërfshirës i Rusisë në shkurt 2022 ka shkaktuar shumë të vrarë në sulme, të zhvendosur nga luftimet dhe të transferuar me forcë në territorin rus. Rreth një e pesta e Ukrainës është e pushtuar nga Rusia. Një sfidë tjetër është identifikimi i të vdekurve të gjetur në fushën e betejës. Bohatiuk tha se Ministria e Mbrojtjes nuk merr mostra gjenetike nga ushtarët që dërgon në terren.