Wednesday, April 9, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKIEV – Blinken në vizitë të paparalajmëruar

KIEV – Blinken në vizitë të paparalajmëruar

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Kiev, në një vizitë të paparalajmëruar. “Blinken mbërriti në Ukrainë për t’u takuar me zyrtarë të lartë ukrainas dhe për të theksuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller. ”Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba për të “diskutuar përditësimet në fushën e betejës, ndikimin e sigurisë dhe ndihmës ekonomike të SHBA-së, sigurinë afatgjatë dhe angazhime të tjera si edhe punën e vazhdueshme për të forcuar rimëkëmbja ekonomike e Ukrainës”, vazhdoi Miller. ”Blinken do të theksojë angazhimin e Amerikës ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe demokracisë së Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”, shtoi Miller. Kjo është vizita e katërt e Blinken në Kiev që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022, pasi Kievi aktualisht po përballet me një ofensivë të re në verilindje të vendit. Javën e kaluar, qeveria amerikane njoftoi një paketë të mëtejshme ndihme ushtarake për Kievin që arrin në rreth 400 milionë dollarë, përfshirë municione për sistemin e mbrojtjes ajrore ”Patriot”, raketa-hedhës shtesë HIMARS me municione si dhe raketa antiajrore ”Stinger” dhe municione artilerie. Në fund të prillit, pas muajsh bllokimi të brendshëm politik, Kongresi Amerikan miratoi miliarda ndihmë për Ukrainën, e cila është pushtuar nga Rusia, duke hapur kështu rrugën për dërgesat e reja të armëve. Projektligji parashikon ndihma në vlerë prej gati 61 miliardë dollarësh për Kievin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ