Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​KFOR nis bisedimet me protestuesit për t’u shpërndarë

​KFOR nis bisedimet me protestuesit për t’u shpërndarë

Pjesëtarët e KFOR-it me qëllim të çtensionimit situatës në Zveçan kanë nisur bisedimet me protestuesit serbë të cilët po qëndrojnë para objektit të komunës.

Fillimisht është propozuar që të hiqet një pjesë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të mbesin vetëm dy automjete të tyre, si dhe pjesëtarët e KFOR-it, në mënyrë që protestuesit të shpërndahen, megjithatë serbët nuk kanë pranuar duke kërkuar që aty të hiqen të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të qëndrojë vetëm KFOR-it, në mënyrë që ata të shpërndahen.  ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments