Në serial, Spacey, 66 vjeç, luan rolin e një fituesi të çmimit “Oscar” dhe mik imagjinar i një të diplomuari në juridik, i cili ëndërron të bëhet yll televiziv.
Karriera e ish-yllit të Hollivudit, i njohur për filma si “American Beauty” dhe seriale televizive si “House of Cards”, pësoi goditje në vitin 2017 pas akuzave për sulme seksuale të ngritura ndaj tij.
Në një gjyq penal në Londër, Spacey u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.
Megjithatë, vitin e ardhshëm ai pritet të përballet me tre padi civile në Londër, që lidhen me të njëjtat pretendime





