Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKëshilli Mbikëqyrës i BSH: Norma bazë e interesit të lekut nuk ndryshon

Këshilli Mbikëqyrës i BSH: Norma bazë e interesit të lekut nuk ndryshon

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mos ndryshojë normën bazë të interesit për lekun, në mbledhjen e sotme nisur nga pritshmëritë për rënien e mëtejshme të çmimeve vitin që vjen. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko në konferencën për shtyp të së mërkurës tha se “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pasi diskutoi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe ecurinë e pritshme të tyre, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 3.25 %”. Gjithashtu Sejko tha se “qëndron e pandryshuar norma e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 2.25 % dhe mbetet e pandryshuar norma e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 4.25 %”. “Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Në këtë kontest, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për kontrollin dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve”, deklaroi guvernatori Sejko. Guvernatori informoi gjithashtu se, në çdo rast, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të kushtëzohen nga informacioni i ri, si dhe do të jenë konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments