Sunday, October 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKESH shet 11.200 MWh

KESH shet 11.200 MWh

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi se ka arritur të shesë 11.200 MWh energji elektrike për periudhën 10-13 dhjetor. KESH arriti të shesë 11.200 MWh me një çmim të ponderuar prej 254,76 euro/MWh. KESH në ofertën e shpallur një ditë më parë planifikonte të shiste 18.400 MWh të ndarë në dy lote, por shiti vetëm 11.200 MWh. Në të njëjtën kohë, KESH ka kërkuar të depozitojë 18 mijë MWh, që t’i rikthehet gjatë periudhës 1-30 qershor 2023. Reshjet përgjatë muajit nëntor përmirësuan situatën hidrike në kaskadën e Drinit, duke bërë të mundur jo vetëm plotësimin e nevojave për energji në vend, por edhe shitjen e saj apo depozitimin. Nisur nga përmirësimi i situatës hidrike, qeveria vendosi të mos aplikojë edhe për dhjetorin fashën 800 kWh, mbi të cilën konsumatorët familjarë do të faturoheshin me 42 lekë për çdo kWh të konsumuar.https://ata.gov.al/2022/12/09/kesh-shet-11-200-mwh-energji/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments