Fushata sensibilizuese që ka ndërmarrë qeveria për kursimin e energjisë elektrike në kushtet e krizës globale energjetike, ka sjellë uljen e konsumit të energjisë në shkallë vendi. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi sot se, ka ulur konsumin për nevoja vetjake gjatë muajit tetor nga 27,180 kWh në 16,900 kWh duke përdorur 37.8% më pak energji në krahasim me një vit më parë. “Nëse çdo qytetar ruan një konsum të kujdesshëm të energjisë, Shqipëria do të jetë gjithnjë e më pak e varur nga importi dhe qytetarët do të jenë gjithnjë e më pak të rrezikuar nga rritja e çmimit”, bën të ditur KESH.https://ata.gov.al/2022/11/16/kesh-konsumi-i-energjise-u-ul-me-37-8-ne-tetor/
KESH: Konsumi i energjisë u ul me 37.8% në tetor
RELATED ARTICLES