Hapet drita jeshile për vënien në punë të asetit termik në Vlorë, i quajtur ndryshe TEC i lundrueshëm. Ditën e hënë Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, licencon KESH sha për prodhimi energjie nga ky aset. 27 marsi do të shënojë fazën e fundit të vënies në punë të aseteve lundruese të vendosura nga fund i vitit të kaluar në Portin e Triportit në Vlorë. Këtë do ta bëjë të mundur mbledhja e planifikuar e Bordit të ERRE, një ent rregullator publik, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë. Vendimi i shumëpritur i hap rrugën zbatimit të një projekti për të cilin është folur shumë gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar e në vijim. Qeveria shqiptare thekson faktin se, për sa i përket investimeve në vend në sektorin e energjisë, ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadën Amerikane dhe Departamentin e Amerikan të Energjisë dhe nënvizon punën intensive me kompani amerikane të njohura dhe me shumë eksperiencë në sektorin e prodhimit të energjisë por jo vetëm. Qeveria deklaroi se Departamenti amerikan i energjisë kishte zgjedhur Shqipërinë për realizimin e një studimi, që synonte kthimin të Shqipërisë, në një qendër për shpërndarjen e gazit të lëngshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. RTSH