Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKërkon ndërprerjen e grevës

Kërkon ndërprerjen e grevës

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi tha se kanë kërkuar edhe nga presidentja Vjosa Osmani që të ndalohet greva dhe të fillojë mësimi që nga e hëna. Ai pas takimit me presidenten Osmani së bashku me Këshillin e nxënësve si dhe koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, tha se kanë gjetur mbështetje të plotë nga Presidenca në të gjitha kërkesa. “Kërkuam që mësimi të fillojë sa më parë, qysh të hënën…Ne vazhdojmë të besojmë që e drejta kushtetuese e fëmijëve tanë për të shkuar në shkollë nuk mund të cenohet me asnjë të drejtë, qoftë edhe për arsye materiale apo të tjera. Duhet të gjendet një zgjidhje tjetër nga pala për të mbrojtur të drejtat e tyre, sepse kjo dëmton kryekëput dhe vetëm prindërit dhe fëmijët”, tha ai. Ndërsa tha se nuk është detyrë e tyre të gjejnë zgjidhje mes palëve, por ka shtuar se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm. “Nuk është roli ynë që të gjejmë një zgjidhje mes palëve. Ne kemi shprehur vlerësimin e prindërve dhe gjithë organizimeve tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që bllokimi i plotë i sistemit arsimor dhe i pa afat është i pa pranueshëm për ne. Si i tillë shkel rëndë të drejtën e fëmijëve”, theksoi Demi. Ai tha se ia kanë shprehur SBASHK-ut këtë qëndrim, mirëpo tha se edhe ata kanë argumentet e tyre. Derisa tha se e respektojnë të drejtën e mësimdhënësve për mirëqenie, sepse reflektohet edhe në procesin arsimor, por jo duke e pamundësuar të drejtën e fëmijëve për të vazhduar grevën. Po ashtu ai tha se qëndrojnë mbrapa vendimit që mësimi nuk zëvendësohet, dhe do të vazhdojnë ta bojkotojnë grevën nëse nuk ndalet.http://ata.gov.al/2022/09/03/keshilli-i-prinderve-takohet-me-osmanin-kerkon-nderprerjen-e-greves/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments