Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKërkesa për kredi, në favor të monedhës vendase

Kërkesa për kredi, në favor të monedhës vendase

Reduktimi i normës se interesit për euron nga Banka Evropiane me 0.25 pikë përqindjeje, sipas drejtorit të Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë Erald Themeli nuk do të ndikojë në vendin tonë. Kjo sepse sipas tij, kërkesa për kredi është në favor të monedhës vendase lekë. Ndërkohë ulja e normës se interesit është dhe një sinjal për Bankën e Shqipërisë që mund të marrë vendime për lehtësime të politikës monetare. Drejtori i Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli thotë se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë ecurinë e të dhënave për të marrë vendim mbi ndryshimin e plitikës monetare. “Banka e Shqipërisë parashikon qe inflacioni të luhatet në dy muajt në vijim por duke e mbajtur atë në objektivin e 3%”, tha ai. Në raportet e fundit të BSH-së, theksohet se ekonomia shqiptare vazhdon të ketë rritje pozitive. Ndërsa si kërkesa nga individë edhe nga bizneset për kreditim vazhdon të jetë në rritje ku dominon ajo në lekë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments