Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKërkesa e çuditshme e një restoranti spanjoll

Kërkesa e çuditshme e një restoranti spanjoll

Joprofesionistë dhe të pakualifikuar, ndonjëherë të vrazhdë dhe ngurrues për të qëndruar përtej shtatë orëve ditore të zakonshme pune. Ky është opinioni i Mariano García, një nga pronarët e restoranteve i cili ka vendosur të ndryshojë njoftimet e tij për punësimin e kamerierëve, shkruan corriere.it. ”Kërkojmë staf me përvojë të mjaftueshme në këtë sektor dhe mbi 45 vjeç”, shkruan ai në publikimet e tij online me shpresë se do të gjejë persona të aftë për punë. Në restorantin dhe kafenenë e tij “Donald”, shumë e njohur në qendër të Seviljes, ku menuja tradicionale e përbërë nga tapas (vezë të mbushura, peshk i skuqur, proshutë iberik dhe shumë të tjera), ai ka pasur eksperienca shumë të këqija. Sipas tij, kamerieri i fundit i kërkoi një paradhënie parash dhe më pas u zhduk. Sjellje e papranueshme për një si ai që ka filluar punën si kamarier në moshën 26-vjeçare. Ishte viti 1973, viti në të cilin ai nisi këtë aktivitet. ”Jemi hapur nga ora 12 deri në mesnatë. Këtu nuk ka kod QR. Trajtimi është i personalizuar dhe kamarierët (stafi ka gjithsej 12 persona) janë gjysmë rrëfimtarë dhe gjysma psikologë”, thotë ai. Dhe, në fakt, njoftimi që bëri u bë viral dhe pati njëfarë efekti. ”Falë reklamave që u bënë virale dy persona kanë filluar tashmë dhe dy të tjerë do të vijnë”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments