Viti i Ri do të nisë me vranësira dhe reshje shiu. Meteorologia Lajda Porja theksoi në një lidhje live për ABC Neës se parashikohen reshje të pakta dhe rritje temperaturash deri në 19 gradë. Ajo shtoi se nuk do të ketë reshje dëbore në zonat veriore apo juglindore por vetëm në majat e maleve. “Të dielën moti do të jetë i kthjellët me vranësira të shpeshta deri në mesnatë. Pas mesnatës, presim grumbullim të vranësirave, ku 2024 do të futet me vranësira dhe reshje të pakta. Mëngjesi i të hënës do të jetë më reshje edhe pse më prezente në zonat malore. Presim temperatura 18-19 gradë. Mëngjesi do të jetë më i ngrohtë, një maë ajrore drejt Ballkanit do të sjellë shtim të vranësirave të lagështirës. Të hënën presim ndryshim edhe të parametrit të erës. E hëna ka reshje të pakta, e marta do të ketë në të gjithë territorin. Janari 2024 futet me masa ajrore të paqendrueshme 2024 krejt ndryshe nga çfarë përjetuam nga java e fundit e dhjetorit. Nuk presim reshje dëbore për shkak se e hëna do të ketë rritje të temperaturave nga 2 më e ulëta në mbi zero gradë në të gjithë territorin. Reshje dëbore do të ketë vetëm në majat e maleve ndërkohë që qytetet në verilindje dhe juglindje nuk pritet që të ketë edhe në ditët e para të Janarit.”, theksoi Porja./abcnews.al