Keni plane për fundjavën? Ja si pritet të jenë temperaturat

0
7

Edhe fundjava do të jetë me temperatura të larta. Meteorologu Hakil Osmani parashikon se të shtunën, temperaturat do të jenë rreth vlerës 40 gradë në rang vendi por e diela sjell një ulje në 38 gradë. “Dita e shtunë sjell një rritje të temperaturave të ajrit, e lehtë në orët e para të mëngjesit por rënie në orët e mesditës, duke bërë që maksimumet në rang territori të zbresin rreth vlerës 40 gradë celcius. Zonat jugore mbeten me temperaturat më të larta. Sa i përket kushteve të motit, do të jetë i qëndrueshëm gjatë paradites, diell dhe kalime të lehta vranësirash. Pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme gjatë orëve të pasdites, duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu përgjatë shtrirjes lindore. Të dielën, do të kemi një tjetër rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen rreth 10 gradë në qytete si Erseka, Peshkopia apo Puka ndërsa në mesditë do të kemi maksimume rreth vlerës 38 gradë celcius. Do të jetë mot i qëndrueshëm, intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash.“, tha ai. Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë rënie temperaturash. Në Kosovë pritet që të ketë vranësira dhe reshje të pakta shiu.

“E shtuna sjell në Kosovë rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të jenë rreth 11 gradë në Mitrovicë, maksimumet 36 gradë në Prizren. E diela sjell tjetër rënie të temperaturave duke bërë që maksimalet të jenë rreth 34 gradë. Fundjava për Kosovën sjell vranësira të shpeshta gjatë orëve të pasdites, duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. E shtuna në MV sjell rënie temperaturash, me maksimume 40 gradë dhe e diela me maksimume jo më shumë se 38 gradë në rand territori.”, shtoi Osmani./abcnews.al