Fundjava duket se sërish do të vijojë të jetë nën masa ajrore të paqendrueshme që do të shoqërohen herë pas here me reshje shiu. Meterologia Lajda Porja, është shprehur se kjo e premte kryesisht do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve por pritet që në pjesën e dytë të ditës të kemi një shtim më të madh të vranësirave. Ndërkaq e shtuna pasdite do të sjellë rrebeshe shiu në disa zona, për tu pasuar me ditën e dielë që do të jetë në mbizotërimin e reshjeve të shiut. Ndërkohë temperaturat e ajrit luhaten nga 27 deri në 30 gradë gjatë këtyre ditëve. “Ka pasur përmirësim të dukshëm moti ku i gjithë vendi është përfshirë nga mori i mirë dhe me diell edhe pse në pjesën e dytë të ditës do të kemi një shtim të vranësirave dita sot do të jetë me diell dhe pa reshje. Temperaturat e ajrit do të shkojnë deri në 27 gradë. Përsa i përket ditës së shtunë do të jetë me kthjellime ku pasdite do të sjellë edhe disa rrebeshe shiu në zonat jugore. Dita e dielë do të risjellë reshjet e shiut në të gjithë vendin, por në sasi të pakta. Të shtunën temperaturat e ajrit arrijnë deri në 30 grandë ndërsa të dielën pritet një rënie me 2-3 gradë”, ka thënë Porja. Gjithashtu ne fundjave edhe vendet e rajonit pritet që të jenë nën ndikimin e masave ajrore të të paqëndrueshme. Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë temperatura nga 21 gradë deri në 24 gradë./abcnews.al