Hitet e tij përfshijnë ”Come Prima” dhe ”Romantica”, me të cilat fitoi Sanremon në vitin 1960, në bashkëpunim me Renato Rascel.
Emri i tij i vërtetë ishte Antonio Lardera.
Ai u lind në Campobasso më 30 qershor 1936 dhe më pas u rrit në Milano.
Dallara punoi si barist dhe nëpunës dhe e filloi karrierën e tij muzikore në grupin ”Rocky Mountains”.
Stili i tij i të kënduarit u frymëzua, në veçanti, nga këngëtarë amerikanë si Frankie Laine dhe Tony Williams.
Kënga e tij e parë “Come prima”, megjithëse u refuzua për pranim në Festivalin e Sanremos, u prezantua në dhjetor 1957 dhe shiti 300 000 kopje duke u bërë kënga më e shitur në Itali deri në atë moment.
Në vitin 1960, Dallara fitoi Sanremon dhe konkursin ”Canzonissima” me këngën “Romantica”.
Vitin pasardhës ai fitoi përsëri ”Canzonissima”-n me këngën “Bambina bambina”.





