Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Këndojmë me Orkestrën e Ansamblit Popullor”

“Këndojmë me Orkestrën e Ansamblit Popullor”

Me koncertin e titulluar “Këndojmë me Orkestrën e Ansamblit Popullor” instrumentistët e Ansamblit Popullor do të përformojnë për dy netë me radhë me një repertor të pasur muzikor. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor bën të ditur në një postim në rrjetet sociale se për herë të parë, orkestra e Ansamblit Popullor vjen në një formë krejtësisht origjinale, me një koncert recital. “Në datat 3 dhe 4 dhjetor, ora 19:00, vjen ky recital risi, sepse për herë të parë, repertori më i spikatur i muzikës instrumentale të orkestrës së ansamblit, vjen në një formë krejtësisht origjinale, duke u integruar edhe me këndimin e orkestrës. Orkestra e Ansamblit do të luajë muzikën dhe njëkohësisht edhe do të këndojë në momente të veçanta”, thekson TKOBAP. Koncerti organizohet në vijim të veprimtarisë artistike që po zhvillon orkestra e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishëm dhe të suksesshëm në jetën artistike të Ansamblit Popullor në TKOBAP që përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Ansambli Kombëtar i Këngëve e Valleve Popullore ose Ansambli Popullor është krijuar në vitin 1957.https://ata.gov.al/2022/12/03/ansambli-popullor-koncert-recital-me-repertorin-me-te-spikatur-te-muzikes-instrumentale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ