Në Këndin Azerbajxhanas lexuesit do të gjejnë botime me tematika të ndryshme në gjuhën azerbajxhanase, të cilat pritet të pasurohen edhe më shumë në vijim, falë përkujdesjes së drejtorit të BKSH-së, Piro Misha, drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Azerbajxhanit, Karim Tahirov dhe ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.

Pas ceremonisë së inaugurimit të këtij këndi, delegacioni nga Republika e Azerbajxhanit pati mundësinë të vizitonte disa prej ambienteve të Qendrës “Sotir Kolea”.

Vitet e fundit, Shqipëria dhe Azerbajxhani janë përqendruar në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të frytshëm veçanërisht në fushën e bashkëpunimit kulturor dhe të shkencave humane.