Kelmendi performancë suksesi në Liverpul

0
8

Albina dhe familja Kelmendi kanë elektrizuar skenën në Liverpul me këngën “Duje”, në provën e parë në Eurovision. Kënga “Duje” ka marrë brohoritje dhe duartrokitje si dhe komente mjaft të mira në rrjete sociale. Albina dhe familja Kelmendi kanë shkëlqyer me performancën e tyre me motive patriotike si në këngë ashtu dhe në veshje duke sjellë ngjyrat kuqezi. Në rrjetet sociale ndjekësit kanë komentuar me fjalët: “Albina dhe Familja Kelmendi kanë sjellë zjarr dhe ndjesi në skenë”, “ Kjo këngë duhet të jetë në finale”, “Ata kanë çdo gjë, vokal dhe energji” etj. Festivali Eurosong që do të sjellë 3i netë të muzikës europiane, do të startojë më datë 9 dhe do të vazhdojë në datat 11 dhe 13 maj. “Duje” ishte kënga e përzgjedhur nga publiku në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH.