Keku është një nga ëmbëlsirat më të thjeshta për t’u përgatitur, dhe nga më të mirat për t’u shijuar. Recetat e tij janë nga më të pafundmet, pasi çdo gjë mund të kombinohet me brumin e tij të butë dhe të shkrifët. AgroWeb.org këtë radhë ju tregon se si të bashkoni thatësinë e rrushit të thatë, mollët krokante dhe lëngun e portokallit për të krijuar një delikatesë unike. Zbuloni hapat e recetës mëposhtë dhe shijojeni që sot me të dashurit tuaj duke e shoqëruar me pak reçel kajsie, akullore apo çokollatë të shkrirë. Përbërësit: 3 vezë 1 filxhan çaji kos 1 e 1/2 filxhan çaj sheqer 1 filxhan kafe qumësht 1 filxhan vaj bimor 4-5 filxhan çaji miell 1 pako pluhur pjekës 100 gr rrush I thatë lëngu i një portokalli 1 lugë çaji lëkurë portokalli 1-2 mollë 1 lugë çaji sheqer 1/2 lugë kafeje kanellë Tepsi 26 cm Përgatitja: Fillimisht vendosim rrushin e thatë në lëng portokalli të zbuten. Në një tas vendosim vezët të plota, kosin, sheqerin, qumështin, vajin dhe të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë deri sa të na formohet një masë homogjene. Shtojmë miellin pak nga pak dhe pluhurin pjekës si dhe 1 lugë çaji lëkurë portokalli, përziejmë brumin. Shtrydhim rrushin e thatë nga lëngu i portokallit dhe i vendosim në brumë dhe vazhdojmë përzierjen. Qërojmë mollën nga lëkura dhe e presim ne feta të holla. I spërkasim dhe ato me lëng portokalli dhe sheqer. Lyejmë tepsinë me gjalpë e pudrosim me miell dhe vendosim brumin në të. Sipër brumit vendosim në formën e rrezes fetat e mollës duke shtuar mbi to dhe disa kokrra rrush të thatë. Në fund 1 lugë çaji sheqer dhe 1 lugë kafe kanellë i përziejmë dhe pudrosim mollën në sipërfaqe, vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 175- 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Në fund pasi e nxjerrim nga furra ashtu të ngrohtë mund të lyeni sipër me pak reçel kajsie
Kek me rrush të thatë dhe mollë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on