Saturday, April 19, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAKek me banane dhe kos

Kek me banane dhe kos

E butë dhe e lehtë për tu përgatitur, keku me banana mund të jetë një nga shijet më të lehta e të ëmbla që mund të provoni. Nuk do të keni nevojë të përdorni aspak gjalpë dhe veçantia e shijes së tij qënron tek mielli i orizit që e bën më të shkrifët. Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes përgatiteni menjëherë në shtëpitë tuaja. Përbërësit 170 gr banana 170 gr miell 45 gr miell orizi 200 gr sheqer 2 vezë mesatare 125 gr kos 80 ml vaj luledielli 1 lëkurë limoni 8 gr fryrës për ëmbëlsira Kripë Përgatitja Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete qëroni dhe të prisni bananet në rrathë të hollë 2-3 cm. Hidhini ato në një enë të thellë dhe filloni t’i shtypni me anë të një piruni dhe do të përfitoni rreth 100 gr purë bananesh. Grini tek bananet lëkurën e një limoni, përziejini dhe lërini mënjanë për disa minuta. Në një tjetër enë, hidhni 2 vezët bashkë me sheqerin dhe përziejini me rrahëset elektrike, derisa të formohet një masë shkumoze. Kur kjo të ndodhë shtoni pak nga pak vajin dhe kosin duke përzier vazhdimisht. Sitni në një enë dy llojet e miellit, bashkë me fryrësin për ëmbëlsira dhe pak kripë. Përzieni me anë të një luge dhe këtë masë shtojeni pak nga pak tek ena ku përziet vezët duke vazhduar me përzierjen me rrahëset elektrike. Në fund kur të keni përfituar një masë të trashë e kompakte, shtoni purenë e bananeveteksa përzieni. Zgjidhni një tavë rrethore rreth 22 cm dhe hidhni në të të gjithë brumin duke e tundur pak në mënyrë që të çlironi ajrin që mund të ket mbetur brenda brumit. Futeni të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë për 40 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë. Kur të jetë pjekur, nxirreni nga furra, lëreni të ftohet pak e më pas hiqeni nga tava dhe spërkateni me pak sheqer pluhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ