Greqia, së bashku me Italinë, Belgjikën dhe Poloninë, i kanë dërguar një letër Komisionit Evropian përpara një takimi të ministrave të Energjisë të BE-së të premten, lidhur me vendosjen e një kufiri të propozuar për çmimet e gazit natyror. Drafti thekson se kufiri mund të projektohet në mënyrë të tillë që të sigurojë furnizimin dhe dërgesën e vazhdueshme në Evropë, duke përmbushur në të njëjtën kohë qëllimin e përbashkët për reduktimin e gazit rus natyror. Deri më tani, 11 vende janë shprehur në favor të propozimit. Krahas katër vendeve anëtare të BE-së që dërguan letrën, të cilat ishin në favor të koordinimit dhe miratimit të një linje të përbashkët, mbështetje kanë shprehur edhe Rumania, Malta e vende të tjera, por duke propozuar disa modifikime. Diskutimet për propozimet janë ende në proces, ndërsa pritet të ketë ndryshime.https://ata.gov.al/2022/09/26/athine-greqia-italia-belgjika-dhe-polonia-ke-te-kufizoje-cmimin-e-gazit/