Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKE propozon rregulla të reja për kufizimin e ndotësve të ajrit dhe...

KE propozon rregulla të reja për kufizimin e ndotësve të ajrit dhe ujërave

Komisioni Evropian (KE) propozoi sot rregulla më të rrepta për kufizimin e ndotësve të ajrit në mjedis, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore dhe trajtimin e ujërave të zeza urbane. “Një mjedis jo i shëndetshëm ka pasoja direkte dhe të kushtueshme në shëndetin tonë”, tha në një deklaratë nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans. “Çdo vit, qindra mijëra evropianë vdesin para kohe dhe shumë të tjerë vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive ose kanceret e shkaktuara nga ndotja”, tha ai. Komisioni kërkon nje qasje të kufijve aktualë me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Aktualisht, në BE lejohen 25 mikrogramë për metër kub (μg/m³) të grimcave të rrezikshme PM2.5 në vit, kufiri i ri vjetor do të ulë pragun në 10 μg/m³ deri në vitin 2030, ndërsa OBSH-ja rekomandon një maksimum prej 5μg/m³. Komisioni vlerëson se 300 000 evropianë vdesin çdo vit para kohe, për shkak të ndotjes së ajrit, 75% e vdekjeve që lidhen me PM2.5, mund të parandalohen brenda 10 viteve sipas rregullave të propozuara. Personat që vuajnë nga probleme shëndetësore që lidhen me ndotjen e ajrit duhet të kenë të drejtën e kompensimit. Komisioni Evropian propozoi gjithashtu përditësimin e listës së tij të ndotësve të ujit, duke shtuar 25 substanca, duke përfshirë të ashtuquajturat “kimikate e përjetshme” që nuk degradohen si dhe pesticide si glyphosate dhe antibiotikë. Prodhuesit e produkteve farmaceutike që përmbajnë mikro-ndotës toksikë duhet të paguajnë kostot e largimit të tyre nga ujërat e zeza. Propozimi pritet ende të miratohet nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian.http://ata.gov.al/2022/10/26/bruksel-ke-propozon-rregulla-te-reja-per-kufizimin-e-ndotesve-te-ajrit-dhe-ujerave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments