Komisioni Evropian paralajmëroj sot se do të vendosë tarifa importi për makinat elektrike kineze deri në 38,1%, pas një hetimi i cili zbuloi se kompanitë prodhuese ishin mbështetur në mënyrë të paligjshme nga subvencionet. “Subvencionet shkaktojnë rrezik për dëm ekonomik për prodhuesit e makinave elektrike në Bashkimin Evropian”, tha komisioni. Tarifat e përkohshme për prodhuesit kinezë të automobilave mund të variojnë nga 17,4% për BYD, 20% për Geely Auto dhe 38.1% për SAIC. Prodhuesit që nuk bashkëpunuan me hetimin e komisionit mund të goditen me tarifa importi prej 38,1%. Kërcënimi i BE-së pason një vendim të SHBA-së për të vendosur masa ndëshkuese ndaj importeve kineze të makinave elektrike. Uashingtoni rriti tarifat në 100%
KE paralajmëron për rritjen e tarifave për makinat elektrike kineze
RELATED ARTICLES