Komisioni Evropian ka propozuar rregulla lehtësuese për kulturat e modifikuara gjenetikisht, për të lejuar përdorimin e një gjenerate të re të kulturave të ndryshuara të konsideruara të sigurta nga shkencëtarët, por të kontestuara nga ambientalistët. “Ne duam t’u japim fermerëve tanë mjetet për të prodhuar ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt, të përshtatur me kushtet tona klimatike dhe duke respektuar planetin tonë,” tha komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides. Propozimet mund ta bëjnë më të lehtë mbarështimin e bimëve të reja për ushqim, duke përdorur metoda që ndryshojnë vetëm disa gjene ekzistuese, të ngjashme me metodat konvencionale të mbarështimit. Për metodat më invazive, duke përfshirë futjen e gjeneve në një bimë, rregullat strikte të BE-së duhet të mbeten në fuqi. Komisioni shpreson, se bimët e reja rezistente ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike, mungesës së ujit ose dëmtuesve mund të vihen në përdorim më shpejt. Ka pasur kujdes nga Gjermania, ku të Gjelbërit janë pjesë e koalicionit qeverisës. Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Cem Özdemir nga të Gjelbrit, kërkon që të gjitha bimët e modifikuara gjenetikisht t’i nënshtrohen një vlerësimi të rrezikut, të etiketohen dhe të gjurmohen. Ministria e Mjedisit e Gjermanisë, e udhëhequr nga Steffi Lemke gjithashtu nga Partia e Gjelbër, më herët shprehu skepticizëm për lehtësimin e rregullave të inxhinierisë gjenetike. Organizatat joqeveritare dhe të konsumatorëve kanë frikë se kompanitë e mëdha mund të fitojnë më shumë kontroll mbi prodhimin e ushqimit, dhe se konsumatorët nuk mund të vendosin me vetëdije kundër ushqimit që është modifikuar gjenetikisht. atsh
KE lehtëson rregullat për kulturat e modifikuara gjenetikisht
RELATED ARTICLES