Komisioni Evropian njoftoi një hetim për trajtimin e reklamave politike nga Meta në platformat e tij, Facebook dhe Instagram, përpara zgjedhjeve të BE-së të 6-9 qershorit. Zyrtarët e BE janë të shqetësuar se ”trajtimi i përmbajtjes politike nga kompania amerikane e teknologjisë rrezikon të minojë procesin demokratik të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian”. Frika është e përhapur se përmbajtjet e qëllimshme mashtruese nga aktorë të jashtëm mund të ndërhyjnë në drejtësinë e zgjedhjeve evropiane. Hetimi po zhvillohet sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DSA), një ligj për moderimin e përmbajtjes në internet. Legjislacioni i fuqishëm i BE-së kërkon që platformat e mëdha si Facebook dhe Instagram i Metës të menaxhojnë rrezikun që shërbimet e tyre të dëmtojnë procesin zgjedhor, ndër të tjera
KE heton trajtimin e reklamave politike nga Meta
RELATED ARTICLES