Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKatedralja e Notre Dame, “150 vjet pluhur”

Katedralja e Notre Dame, “150 vjet pluhur”

Katër vjet pas zjarrit shkatërrues të 2019-ës, puna restauruese vazhdon në Katedralen Notre Dame dhe nxjerr në pah një imazh të veçantë të kishës. Sipas raporteve të shtypit francez, monumenti historik është “në gjendjen e tij më të mirë” pa “150 vjet pluhur” në mure. Edhe para se zjarri të shuhej plotësisht, autoritetet franceze apeluan për ndihmë financiare dhe në fund morën një shumë marramendëse prej 846 milionë euro donacione. U zbulua se deri më tani projekti i restaurimit të tempullit ka kushtuar rreth 700 milionë euro. Rindërtimi i tempullit u ngadalësua nga pandemia dhe ndotja e vendit nga pluhuri i plumbit pas zjarrit. Heqja e “460 tonë pluhur plumbi” kushtoi 150 milionë euro. Gjatë restaurimit, drejtuesit e projektit vunë re përmasat e papastërtive që mbulonin pjesën e brendshme të tempullit. Rehabilitimi i tij ishte një mundësi e mirë për t’u pastruar. Kreu i projektit të restaurimit, gjenerali Jean-Louis Zorzelin, tha se kur Notre Dame të rihapet “ju do ta shihni atë siç nuk e keni parë kurrë më parë”. Qeveria franceze planifikon të përfundojë punën e restaurimit në vitin 2024, në mënyrë që Notre Dame të mund të vizitohet sërish përpara Lojërave Olimpike që do të mbahen në kryeqytetin francez nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024./https://lajme.rtsh.al/artikull/katedralja-e-notre-dame-kreu-i-projektit-te-restaurimit-kur-te-rihapet-do-ta-shihni-pa-150-vjet-pluhur-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments